Aktualitet

Zjarret në vend, MM: Banorët pranë vatrave të evakuohen, Selenica është shumë problem

Sipas MM-së, nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin, ndërsa fektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë.

8 Gusht 2022, 18:28 Nga F.M
Zjarret në vend, MM: Banorët pranë vatrave të evakuohen,
Avioni i MM

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje qytetarëve që të evakuohen nga zonat që janë përfshirë nga flakët. Në një postim në Facebook, MM shkruan se problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. Sipas MM-së, nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin, ndërsa fektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat,”- thuhet në postim.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll