Aktualitet

Mblidhet KED, merret në pyetje kandidati i parë për Kushtetuesen, Besnik Muçi

7 Gusht 2019, 08:44 Nga DOSJA
Mblidhet KED, merret në pyetje kandidati i parë për Kushtetuesen,

Tiranë- Ditën e sotme në KED nisi procedura për renditjen e kandidatëve për anëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese.  KED  nisi procedurat me procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante në ILD dhe për Gjykatën Kushtetuese. I pari që doli para Këshillit, është prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, që garon për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përcaktimit të kandidatëve, kjo listë pritet t’i dërgohet Kuvendit dhe Presidencës. Pas kësaj procedure Kuvendi dhe Presidenca kanë një afat një mujor për të emëruar 6 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

‘Në rend të ditës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”, u tha nga KED.

Kujtojmë që në mbledhjen e fundit të KED-së u morr vendimi për lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit, për vendin vakant të ILD-së. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kandidatët e gjykatës kushtetuese ked kandidatët e gjykatës kushtetuese ked

Sondazh

Poll