Politike

Zjarri në Elbasan, Meta: Asnjë ndërhyrje deri tani, shteti po rri indiferent

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kurora e Elbasanit po vijon të digjet me orë të tëra.

7 Gusht 2022, 22:37 Nga I.A
Zjarri në Elbasan, Meta: Asnjë ndërhyrje deri tani, shteti po rri
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për zjarrin që është ndezur në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kurora e Elbasanit po vijon të digjet me orë të tëra. Po ashtu ai, i ka bërë thirrje shtetit që të mos qëndrojë indiferent dhe të shuajnë zjarret.  

Postimi i Plotë: 

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

ilir meta zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll