Sport

Katër gola për 19 minuta, sulmi i Barçës është 'flakë'! Trofeu Gamper shkon për katalanasit

Barcelona fiton trofeun 'Gamper' ndaj skuadrës meksikane Pumas me shifrat 6-0. Sfida zhvilluar në 'Camp Nou' foli vetëm për ekipin katalanas që për 19 minuta shënoi katër gola

7 Gusht 2022, 22:27 Nga DOSJA

Katër gola për 19 minuta, sulmi i Barçës është

SPANJË-Barcelona fiton trofeun 'Gamper' ndaj skuadrës meksikane Pumas me shifrat 6-0. Sfida zhvilluar në 'Camp Nou' foli vetëm për ekipin katalanas që për 19 minuta shënoi katër gola. Sulmi katalan u shfaq i papërmbajtshëm dhe dukej qartë se kishte një “shkrirje” mes prurjeve të reja dhe grupit ekzistues.

E hapi serinë e golave Robert Lewandowski që në minutën e tretë, më pas shënuan me radhë Pedri, Dembele dhe sërish Pedri. Më fillimin e pjesë së dytë Barcelona gjeti edhe golin e pestë me Aubameyang dhe të fundit me Frenkie de Jong.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona

Sondazh

Poll