Aktualitet

Pronarët e mjeteve lundruese në Durrës ngrihen në protestë: Kemi licensa të rregullta, jemi në mes të sezonit

Ata u shprehen se i kanë paguar të gjitha taksat dhe detyrimet dhe sipas tyre është e padrejtë që t'u ndërpritet aktiviteti në mes të sezonit dhe të krizes ekonomike ndërkohë që janë konfort me rregulloiren.

8 Gusht 2022, 11:06 Nga e.k
Pronarët e mjeteve lundruese në Durrës ngrihen në
Mjetet e sekuestruara

DURRËS- Pas ngjarjes së Himarës ku 7-vjeçarja, Jonada Avdia humbi tragjikisht jetën pasi u përplkas nga një gomone që drejtohej nga shefi i Policisë së Elbasit ka detyruar Policinë që të jetë më vigjilënte për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Sot protestës i janë bashkuar edhe pronarët e mjeteve lundruese në Durrës të cilët shprehen të irrituar me vendimin e marrë nga ana e forcave blu. Ata u mblodhën përpara drejtorisë së policisë kufitare.

Ata u shprehen se i kanë paguar të gjitha taksat dhe detyrimet dhe sipas tyre është e padrejtë që t'u ndërpritet aktiviteti në mes të sezonit dhe të krizes ekonomike ndërkohë që janë konfort me rregulloiren.

“Kanë ardhur dhe na kanë pezulluar aktivitetin, vetëm me një njoftim verbal, pa asnjë shkresë. Si të procedojmë në kushte të tilla? Tani është kulmi i sezonit dhe të urdhërojnë të kryejnë kontrolle, pasi jemi komfort çdo parametri dhe urdhri që parashikohet për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thotë njëri prej protestuesve.

“Jemi taksapaguajtës të rregullt. Në mes të sezonit turistik na hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit. Për shkak të ngjarjes në jug, po penalizohemi dhe ne, ndërkohë kurrë nuk kemi pasur problematika të atij lloji”, tha një tjetër.

Kujtojmë se në protestë kanë dalë prej ditësh shumë pronarë të mjeteve lundruese në Vlorë, Dhërmi, Shëngjin dhe Durrës. Ata kërkojnë që të mos u bllokohet aktiviteti pasi janë të pajisur me liçensa dhe dokumentacion të rregullt. 

jonada avdia durres

Sondazh

Poll