Aktualitet

VD-E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kallmetit, ku si pasojë e impaktit të përplasjes, kanë mbetur të lënduar 7 persona, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

8 Gusht 2022, 10:59 Nga k.m.
VD-E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të
Pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, 7 persona janë të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kallmetit, ku si pasojë e impaktit të përplasjes, kanë mbetur të lënduar 7 persona, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani raportohet se mes të plagosurve në gjendje të rëndë është një fëmijë, një burrë dhe dy gra, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije. 

Makina tip “Audi A6” po udhëtonte nga Prishtina për në Ulqin, të gjithë persona të familjes Jasharaj ndërsa familja tjetër është nga një fshat i Lezhës.

Mësohet se në aksident u përfshinë një fuoristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë “Audi”. Paraprakisht mendohet se mjeti "Audi" ka bërë një parakalim të gabuar, ka dalë nga rruga dhe ka marrë para e një mjet tjetër. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, aty do të merret vendimi nëse do të nisen për një mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka nisur hetimi për të mësuar shkaqet e aksidentit të ndodhur. Si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua në të dy anët e rrugës dhe lëvizja u devijua në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

aksident ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll