Sport

Dëmtim i tmerrshëm për shokun e Rashicës, nuk merr dot frymë nga dhimbjet: "Ndalo lojën"!

"Ndalo lojën! Ndalo lojën!". Kur arbitri vuri re se trajneri i Wigan-it po i bërtiste, ai nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

6 Gusht 2022, 20:05 Nga DOSJA

Dëmtim i tmerrshëm për shokun e Rashicës, nuk merr dot

ANGLI- "Ndalo lojën! Ndalo lojën!". Kur arbitri vuri re se trajneri i Wigan-it po i bërtiste, ai nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur. Më pas ai u kthye në vijën anësore dhe vuri re futbollistin Giannoulis të Norwich në tokë. Lojtari përpëlitet nga dhimbjet dhe është në lot.

Mbrojtësi i ‘kanarinave’ kishte aq shumë dhimbje sa mezi merrte frymë. Stafi mjekësor e ndihmon me oksigjen dhe largohet me barelë. Për mbrojtësin grek, ndeshja në minutën e 50'. Një video e aksionit po qarkullon në rrjet, pamjet janë rrëqethëse: përdredhja e kyçit është e frikshme. Norwich nuk shkoi më shumë se një barazim me shifrat 1-1 dhe Rashica ishte pjesë e formacionit.

E.Ç (Dosja.al)

norwich rashica

Sondazh

Poll