Bota

Erdogan akuzon Gjermaninë dhe Francën se janë instrumente të propagandës greke

Pas deklaratave të fundit të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, Erdogan ka nisur sulme kundër Gjermanisë dhe Francës.

6 Gusht 2022, 19:18 Nga s.s
Erdogan akuzon Gjermaninë dhe Francën se janë instrumente të
Presidenti turk Erdogan dhe Kancelari gjerman Scholz

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka hedhur sulme kundrejt Gjermanisë dhe Francës, pas deklaratave të fundit të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila ka vizituar radhazi Athinën dhe Ankaranë. Erdogan, në deklaratën e tij pas takimit që pati me presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, u shfaq i shqetësuar nga mbështetja e Burbok për Greqinë, ndërsa shkoi aq larg sa i cilësoi Gjermaninë dhe Francën si “instrumente të propagandës greke dhe greke qipriote”

“Ministri ynë i jashtëm, u dha përgjigjet e nevojshme këtyre deklaratave të njëanshme, për fat të keq, Gjermania dhe Franca po bëhen instrumente të propagandës greke dhe greke qipriote. Është e papranueshme që ata të kritikojnë vendin tonë me vlerësime të pasakta duke mbyllur një sy ndaj hapave të Greqisë që injorojnë të drejtën ndërkombëtare”, tha Erdogani.

Përsa i përket vendit të tij, Erdogan pohoi se pozicioni i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë, duke shtuar se Turqia e ka demonstruar edhe një herë këtë rol si pionierë në zgjidhjen e krizës globale të grurit. Acarimin e Ankarasë me deklaratat e ministrit gjerman e shprehu fillimisht homologu i saj, Mevlut Çavusoglu, me të cilin patën një konferencë mjaft të tensionuar për shtyp .

Burbok theksoi se çështja e të drejtave sovrane greke në Egje nuk është vetëm një çështje dypalëshe-greko-turke, por në fund të fundit një çështje evropiane , duke qenë se kufijtë e Greqisë janë edhe kufij të jashtëm të BE-së. Ministri turk nga ana e tij akuzoi Gjermaninë për mos mbajtjen e një qëndrim neutral ndaj greko-turqve. “Ne duam që Gjermania të mbajë një qëndrim të ekuilibruar në lidhje me çështjet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut”, pohoi më tej Tsavousoglou, duke akuzuar Athinën dhe Nikozinë për “propagandë”.

turqi gjermani france erdogan putin takohet me erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll