Bota

Sulmet nga Izraeli, numri i të vdekurve në Gaza shkon në 15

Aljazeera shkruan se një valë e sulmeve ajrore izraelite në enklavën bregdetare ka lënë të vdekur 15 persona, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare, një grua 23-vjeçare dhe një komandant të një grupi të armatosur palestinez.

6 Gusht 2022, 18:25 Nga I.A
Sulmet nga Izraeli, numri i të vdekurve në Gaza shkon në 15
Gaza

GAZA- Pesëmbëdhjetë palestinezë janë vrarë ndërsa avionët izraelitë vazhduan të godasin Rripin e rrethuar të Gazës për të dytën ditë. Aljazeera shkruan se një valë e sulmeve ajrore izraelite në enklavën bregdetare ka lënë të vdekur 15 persona, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare, një grua 23-vjeçare dhe një komandant të një grupi të armatosur palestinez.

Njëqind e njëzet e pesë palestinezë janë plagosur bëri me Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë. Luftimet, të cilat filluan të premten me vrasjen nga Izraeli të një komandanti të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, po i afrojnë palët më pranë një lufte gjithëpërfshirëse.

izraeli sulmon gazen

Sondazh

Poll