Bota

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Petkoviç: Kurti dëshiron të kriminalizojë serbët

Petkoviç ka reaguar ndaj pretendimeve të Kurtit se pjesëtarët e “grupeve kriminale në veri” kanë qëlluar kundër Policisë së Kosovës sot në liqenin e Gazivodës, duke thënë se serbët duan të jetojnë të qetë në vatrat e tyre.

6 Gusht 2022, 19:13 Nga I.A
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Petkoviç: Kurti
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Serbi Petar Petkoviç, tha se çdo kërcënim për paqen dhe stabilitetin është i papranueshëm. Me anë të një postimi në Tëitter, Petkoviç shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të kriminalizojë serbët për të justifikuar veprimet e tij të dhunshme. Petkoviç ka reaguar ndaj pretendimeve të Kurtit se pjesëtarët e “grupeve kriminale në veri” kanë qëlluar kundër Policisë së Kosovës sot në liqenin e Gazivodës, duke thënë se serbët duan të jetojnë të qetë në vatrat e tyre.

"Çdo kërcënim për paqen dhe stabilitetin është i papranueshëm. Albin Kurti dëshiron të kriminalizojë serbët për të justifikuar veprimet e tij të dhunshme nga Shtërpaci deri në Leposaviq! Serbët duan të jetojnë në paqe në vatrat e tyre dhe i vetmi që ka në shënjestër Rozën, siç e di shumë mirë, është Srećko Sofronijević, i cili u qëllua pas shpine”, ka shkruar Petkoviç.

petar petkoviç sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll