Bota

Mbytet 12-vjeçari shqiptar në Ulqin, turisti pa trupin e të miturit që pluskonte mbi ujë

Ekipet mjekësore i erdhën në ndihmë, por pa rezultat.

6 Gusht 2022, 18:45 Nga F.M
Mbytet 12-vjeçari shqiptar në Ulqin, turisti pa trupin e të
Foto Ilustruese

ULQIN- Një djalë 12-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Ulqin. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë mesditë në plazhin e Velikës në Ulqin. Vijesti shkruan se 12-vjeçari nga Prizreni kishte shkuar me pushime me familjen e tij, por për fat të keq ka gjetur vdekjen.

Ai është nxjerrë pa shenja jete nga uji nga një turist nga Kosova që kishte vënë re se trupi i të miturit po pluskonte në ujë. Ekipet mjekësore i erdhën në ndihmë, por pa rezultat. Pasi i është nënshtruar autopsisë, trupi i vogëlushit do të niset drejt Kosovës.

mbytet 12 vjecari ne ulqin ulqin

Sondazh

Poll