Sulmet nga Izraeli, numri i të vdekurve në Gaza shkon në 15
Gaza GAZA- Pesëmbëdhjetë palestinezë janë vrarë ndërsa avionët izraelitë vazhduan të godasin Rripin e rre...
Nënkolonelja Olga Kachura u vra në një bastisje në Donbas. Ajo u bë oficerja e parë e ushtrisë ruse që vdiq në Ukrainë.
UKRAINË- Nënkolonelja Olga Kachura, 52-vjeç, u vra në një bastisje në Donbas duke e bërë atë oficeren e parë të ushtrisë ruse që vdiq në Ukrainë. Ajo quhej si “Zonja e Vdekjes” sepse ajo argëtohej duke vrarë kundërshtarët e saj. 52-vjeçarja u godit nga një raketë teksa ishte në makinën e saj në qytetin Horlivka, në rajonin Donetsk.
Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, ishte hetuese në Departamentin e Policisë së Ukrainës, ku kishte arritur gradën e nënkolonelit dhe kishte një karrierë në zhvillim e sipër, por ajo dezertoi duke ‘tradhtuar’ shokët e saj për të kaluar me Donbasin pro-rus gjatë trazirave, në rajonin e vitit 2014, raporton freepressjournal.in.
Në luftën në Ukrainë, asaj iu caktua komandimi i një divizioni artilerie raketore, me 140 trupa, i cili bombardoi civilët në Donetsk dhe u plagos disa herë në betejë. Sipas raportimeve nga Kievi, ajo gjithashtu kishte veshur uniformën ukrainase për të kryer krime lufte dhe për të diskredituar armikun. Vitin e kaluar ajo u dënua nga një gjykatë në Kiev me 12 vjet burg në mungesë për akuzat për terrorizëm. Nga lajmi për vrasjen e saj, në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto të koloneles, bjonde dhe sykaltër, në të cilat ajo shihet e veshur me uniformë, por edhe me rroba civile dhe gjithmonë e buzëqeshur.
Gaza GAZA- Pesëmbëdhjetë palestinezë janë vrarë ndërsa avionët izraelitë vazhduan të godasin Rripin e rre...
Momenti kur raketa bie në Gaza IZRAEL- Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës për herë të dytë e cila e përshkroi si ...
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës tha se një patrullë e saj është sulmuar me armë zjarri në veriun e...
Kim Jong Un dhe Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin po konsideron t'i drejtohet diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un për nd...
Interior-i i avionit ARABIA SAUDITE- Biznesmen, investitor, filantrop dhe mbret. Ky është princi i Kurorës në Arabinë Saudite Al W...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka reaguar për sulmin ndaj Policis...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin e Policisë në Ujman. Me anë të nj...
Gabriel Escobar SHBA- Ditën e djeshmem, Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ...
Gjurmët e njerëzve 12 mijë vite më parë UTAH- 88 gjurmë njerëzore që datojnë 12 mijë vite më pa...
Foto ilustruese IRAK- Kriza politike në Irak vazhdon në sfondin e pakënaqësisë së madhe sociale dhe zhvillimeve më t&eum...