Bota

Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Ministri i Brendshëm: Grupet serbe po mundohen t'i vrasin

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruan se grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë Policinë të kryejë detyrat e saj brenda vendit të vet.

6 Gusht 2022, 17:16 Nga I.A
Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Ministri i Brendshëm: Grupet
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Sveçla ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Ujman. Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruan se grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të pengojnë apo ndalojnë Policinë të kryejë detyrat e saj brenda vendit të vet. Po ashtu ai ka shtuar se gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrolle rutinë në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkruan Sveçla.

xhelal sveçla sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll