Bota

Izraeli bombardon Rripin e Gazës për herë të dytë, e përshkron si 'operacion parandalues' (VIDEO)

Është dita e dytë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, e cila quhet si një “operacion parandalues” kundër një grupi militantësh palestinezë.

6 Gusht 2022, 18:11 Nga s.s
Izraeli bombardon Rripin e Gazës për herë të dytë, e
Momenti kur raketa bie në Gaza

IZRAEL- Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës për herë të dytë e cila e përshkroi si një "operacion parandalues" kundër një grupi militant palestinez, në përshkallëzimin më të keq të dhunës që nga lufta 11 ditore e vitit të kaluar.

Avionët luftarakë izraelitë goditën disa vende në territorin e bllokuar të premten, pjesë e një operacioni të befasishëm të quajtur “Breaking Down” që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se penguan sulmet e supozuara me raketa të planifikuara nga Xhihadi Islamik Palestinez, raporton The Guardian.

Sipas raportimeve 15 persona janë vrarë, ndërsa Forcat Ushtarake Izraelite thonë se qytete në Izrael kanë qenë nën shënjestrën e raketave të lëshuara nga grupi Xhihadi Islamik, një organizatë që besohet se ka lidhje me Hamas. Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të sulmeve me raketa. Në videon më poshtë dallohet momenti kur një raketë që besohet të jetë lëshuar nga ushtria izraelite bie në mes të rrugës së populluar në Gaza.

 

izrael

Sondazh

Poll