Bota

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Kurti: Kjo është hera e dytë, fatmirësisht shpëtuam pa viktima

Ai ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

6 Gusht 2022, 17:09 Nga I.A
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Kurti:  Kjo është hera
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me sulmin e Policisë në Ujman. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se sulmi i sotëm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, është duke u hetuar. Ai ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

“Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada”, shkruan Kurti.

albin kurti sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll