Bota

Putin ‘i dëshpëruar’ i kërkon ndihmë ushtarake Kim Jong Un në këmbim të grurit dhe energjisë

Koreja e Veriut ka bërë të qartë se është e gatshme që të ndihmojë Rusinë në luftën e saj dhe Ukrainës.

6 Gusht 2022, 17:53 Nga s.s
Putin ‘i dëshpëruar’ i kërkon ndihmë ushtarake
Kim Jong Un dhe Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin po konsideron t'i drejtohet diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un për ndihmë në pushtimin e tij në Ukrainë. Sipas raporteve ruse, Putini është gati t'i japë energji dhe grurë Kim Jong-ut në këmbim të 100 mijë ushtarëve.

“Ka raporte që 100 mijë vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt”, thuhet në raport. Zëvendës koloneli Igor Korotchenko i tha televizionit shtetëror rus: "Ne nuk duhet të kemi turp të pranojmë dorën e shtrirë ndaj nesh nga Kim Jong-un", tha Kim Jong Un. Rusia dhe Koreja e Veriut kanë të përbashkëta lidhje të ngushta që nga viti 1948, kur Bashkimi Sovjetik u bë vendi i parë që njohu DPRK, raporton suspensecrime.com.

Koreja e Veriut e ka bërë të qartë përmes 'kanaleve diplomatike' se përveç sigurimit të ndërtuesve për të riparuar dëmet e luftës, ajo është e gatshme të furnizojë një forcë të madhe luftarake në një përpjekje për të prishur ekuilibrin në favor të Moskës, raportoi agjencia e lajmeve Regnum. Ata do të dislokohen në forcat e Republikës Popullore të Donetskut, DPR, pro-Putin dhe të Republikës Popullore të Luhansk, LPR, të cilat Kim i ka njohur së fundmi si vende të pavarura.

putin lufta ukraine-rusi koreja e veriut kim jong un

Sondazh

Poll