Bota

Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vite më parë

Arkeologët kanë gjetur 88 gjurmë njerëzore dhe gjurmë të tjera të pranisë së të rriturve dhe fëmijëve që datojnë 12,000 vjet më parë.

6 Gusht 2022, 16:19 Nga s.s
Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vite më parë
Gjurmët e njerëzve 12 mijë vite më parë

UTAH- 88 gjurmë njerëzore që datojnë 12 mijë vite më parë janë gjetur nga arkeologët pranë një baze amerikane në Utah. Dikur ajo mund të ketë qenë një oaz që shërbeu si një tokë pjellore për kolonët e hershëm amerikanë, por tashmë është një fushë me pluhur. Arkeologët kanë gjetur gjurmët e një vatre të hapur, që daton rreth 12.300 vite më parë, eshtra zogjsh të djegur, qymyr dhe vegla guri.

Gjetja më e rëndësishme ka të bëjë me gjurmë të vogla të njeriut të gjetura të ngulura në tokë. Nga ekzaminimi i gjurmëve rezultoi se gjurmët janë të të rriturve të shoqëruar nga fëmijë të moshës nga 5 deri në 12 vjeç. Prej kohësh është supozuar se banorët e parë të Amerikës ishin një grup i njohur si populli Clovis, të cilët u vendosën në kontinent rreth 13 ose 15 mijë vite më parë. Disa studime specifike mbi popullatat që kanë banuar në këtë zonë, tregojnë se gjurmët janë ndoshta më shumë se 12 mijë vite të vjetra.

Të dhënat e zbulimit janë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e tyre. Të vetmet gjurmë të tjera njerëzore nga epoka e Pleistocenit të gjetura në Shtetet e Bashkuara ishin zbuluar kohët e fundit në Parkun Kombëtar White Sands, në Nju Meksiko dhe datojnë nga 21 mijë deri më 23 mijë vite më parë.

utah shba gjurme njerezore

Sondazh

Poll