Art&Argëtim

U kap duke ofenduar myslimanët, dhunohet ekstremisti Luigj Marku

Në momentin që ndodhej 'Live' në TikTok, Marku është kapur nga disa persona që e kanë goditur.

6 Gusht 2022, 18:09 Nga I.A
U kap duke ofenduar myslimanët, dhunohet ekstremisti Luigj Marku
Luigj Marku

DUBLIN- Ekstremisti Luigj Marku është dhunuar në një park në Dublin. Në momentin që ndodhej 'Live' në TikTok, Marku është kapur nga disa persona që e kanë goditur. Në këtë, videoja është ndërprerë, ndërkohë që në audio dëgjohen goditjet dhe sharjet ndaj Markut.

Luigj Marku është bërë i njohur në rrjetet sociale, pasi publikon video në Tik-Tok ku kërcënon dhe ofendon myslimanët. Shumë herë, ai ka shprehur urrejtjen ndaj myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët zgjedhin t’i kalojnë pushimet pranë bregdetit shqiptar.  Me një fjalor fyes, radikali kërkonte që myslimanët të mos vinin më në Shqipëri, ndryshe do t’i dhunonte. Në maj të tre viteve më parë, Marku u shpall në kërkim nga policia dhe u procedua, por në rrjet vijon të shpërndajë urrejtje. 

luigj marku dhunohet luigj marku

Sondazh

Poll