Art&Argëtim

“Kam qarë më shumë sesa kam qeshur”, Alketa rrën periudhën më të vështirë të jetës së saj

Alketa Vejsiu ka folur si rrallë herë rreth momenteve të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Ajo gjithashtu ka folur edhe rreth depresionit.

6 Gusht 2022, 17:26 Nga s.s
“Kam qarë më shumë sesa kam qeshur”, Alketa rrën
Alketa Vejsiu

TIRANË- Alketa Vejsiu është një ndër modereatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jashtë saj. Moderatorja rrallë here shihet duke folur nëpër intervista për jetën e saj private. Së fundmi, në një intervistë virtuale me fansat, moderatorja ka folur rreth momenteve të vështira që ka kaluar. Dikush e pyeti moderatoren: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”.

Moderatorja nuk ka rezistuar pa i kthyer kësaj pyetjeje një përgjigje të cilën e ka postuar në Instastory, Instagram e cila ka shkruar se nuk e ka kaluar ndonjëherë situatën e depresionit, por ashtu si të gjithë edhe ajo ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj.

Moderatorja ka shkruar: “S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar? Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”.

“Kam qarë më shumë sesa kam qeshur”, Alketa rrën
Postimi i Alketa Vejsiu

 

alketa vejsiu

Sondazh

Poll