Sport

Conf.League/ Shkëndija 'ndez' në Suedi! Ekipi tetovar krenon gjithë shqiptarët ndaj AIK

Shkëndija e Tetovës është shumë pranë arritjes historike për të shkuar në grupet Conference League. Ekipi kuqezi dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK.

4 Gusht 2022, 20:59 Nga DOSJA

Conf.League/ Shkëndija 'ndez' në Suedi! Ekipi tetovar

SUEDI- Shkëndija e Tetovës është shumë pranë arritjes historike për të shkuar në grupet Conference League. Ekipi kuqezi dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK.

Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë. Në sekondën e 27-të, Hasani do të shënonte për Shkëndijën.

Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të. Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e Shkupit, pa një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.

E.Ç (Dosja.al)

shkendija e tetoves

Sondazh

Poll