Politike

Erion Braçe e denoncoi, Asaf Stroka sot zgjidhet Kryetar i Këshillit bashkiak

6 Gusht 2019, 19:27 Nga DOSJA
Erion Braçe e denoncoi, Asaf Stroka sot zgjidhet Kryetar i Këshillit

SARANDË- Vetëm pak ditë më parë, Asaf Stroka u denoncua publikisht nga zv/kryeministri Erjon Braçe, pasi kishte urdhëruar AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje mishi ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe frutash deti të skaduara.

Shkrimi i Braçes më 1 gusht për këtë ngjarje

“Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?! Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?”

Gjithashtu, zv.Kryeministri Braçe u shpreh se kishte kërkuar nga AKU që të vlerësonte procedurat e ndjekura nga përmbaruesi Asaf Stroka, në mënyrë që nëse konsitohej për një vepër penale, të bënte kallëzim.

Por ditën e sotme Stroka është emëruar Kryetari i ri i Këshillit bashkiak të Sarandës.

Nisur nga deklarata e Braçes, ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj përmes një postimi në Facebook  ka shkruar:- “Përmbaruesi që ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës”.

Postimi i Meçorapajt

“Zv/Kryeministri që ka marre flamurin e mbrojtjes se interesit publik dhe po iu ‘jep dërrmën’ gjithë kundërvajtësve te vegjël e te mëdhenj, ka denoncuar para pak ditësh një gjyqtar dhe një përmbarues nga Saranda.

Sipas Braçes, përmbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit te mallrave te vendosur nga AKU për mallra ushqimore te skaduara apo me probleme te tjera.

Përmbaruesi qe ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës.

Pra, e gjitha është show”

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adrian gurma asaf stroka erion brace sarande adrian gurma asaf stroka erion brace sarande

Sondazh

Poll