Politike

Rama citon një tjetër regjisor: Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit që ka qenë denbabaden

6 Gusht 2019, 15:00 Nga DOSJA
Rama citon një tjetër regjisor: Opinioni i tij për ngrehinën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama publikuar mendimin e një tjetër regjisori të njohur për Teatrin. Kryeministri shkruan se Gëzim Kame ka pasur mendim të qartë prej vitesh për godinën e Teatrit, të cilën vet ai e quan një “ngrehinë ekzistuese”.

Ndërsa pjesa që ka zgjedhur të citojë nga Kame është “Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues”.

POSTIMI I PLOTË

Gëzim Kame, regjizor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden.

GËZIM KAME: Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gezim kame ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar edi rama gezim kame ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll