Politike

‘Kodi Penal’/ Balla: Meta s’mund t’i pengojë. Presidenca: Halli yt është tek projektligji që kthejmë ne

6 Gusht 2019, 19:01 Nga DOSJA
‘Kodi Penal’/ Balla: Meta s’mund t’i pengojë.

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas kthimit nga presidenti Ilir Meta të ndryshimeve në Kodin Penal me argumentin se disa çështje mund të shkaktojnë rrezik për qytetarët dhe për shoqërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se kreu i shtetit nuk mund t’i pengojë ndryshimet dhe secila prej tyre do të hyjë në fuqi në shtator.

Sipas Ballës, ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kriminalizojnë shkelje apo fenomene të cilat aktualisht janë trajtuar si kundra-vajtje administrative, pa asnjë parashikim të mirëfilltë penal si shkelje.

Postimi i plotë: 

Pak orë pas reagimit të Ballës, edhe Presidenca nuk mbetet pas me zëdhënësin e saj Tedi Blushi.

Në reagimin e tij, Blushi shkruan se Meta i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

Halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër,”-shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Kodin Penal. Presidenti shkruan se ka gjetur disa ndryshime që nuk bie dakord dhe kërkon rishikimin e tyre. Meta shton se dispozitat nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të veprave penale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes ilir meta ligji per kodin penal taulant balla tedi blushi dekreti i metes ilir meta ligji per kodin penal taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll