Politike

“Banda e krimenelëve të Ramës”, Basha nga Rockoveci: Jemi të vendosur për të arritur zgjedhje të ndershme

6 Gusht 2019, 16:36 Nga DOSJA
“Banda e krimenelëve të Ramës”, Basha nga Rockoveci:

ROCKOVEC- Nga një takim me krerët e PD në Rockovec, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se qëndresa e PD, protesta e saj dhe djegia e mandateve, janë arsyet që po ngjallin shprsë tek qytetarët e vendit.

“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës  ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Ëelle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale.” – u shpreh Basha teksa shtoi se Kryeministri Rama nuk ka më vullnet për zhvillimin e një palë zgjedhjeve të ndershme.

Kreu i opozitës, tha se “Hajduti Psiqik’ duke ju referuar Ramës, duhet të largohet sa më shpejtë nga qeverisja sepse është një veprim jetik për shtetin.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.  Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”- tha zoti Basha.

Kreu i opozitës , vazhdoi të përsëriste edhe vjedhjet e Kryeministrit aktual:- “Shqipëria ka mjaft pasuri natyrore, ka pyje, ka lumenj, ka ujë, ka det ka një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme. Ne jemi një popull i vogël dhe me këto pasuri duhet të ishim të pasur dhe të lumtur. Por Hajduti Psiqik vendosi që këto pasuri t’i grabiste për vetë dhe për një grusht klientësh. Pasuritë minerale u janë dhënë për dy lekë oligarkëve dhe bandave të krimit. Pasuritë minerale dhe nafta mbanin dikur gjithë ekonominë dhe ushqenin gjithë Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë dhuratë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti”.

Nga takimi me strukturat e PD në Rockovec, Basha shtoi:-  “Ka marrë pyjet dhe ia ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve grabitqarë.Në vend që këto bukuri të prodhojnë mirëqenie përmes turizmit, tregtisë, peshkimit, etj, ato prodhojnë para për klientët e Ramës dhe varfëri për popullin. Do të shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare dhe do të të pasurojnë klientët grabitqarë. Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë, Hajduti Psiqik vendosi që të vjedhë paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Evropës, 1 kilometër rrugë kushton 10 herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.” 85 % e shqiptarëve e kanë kuptuar këtë dhe janë bashkuar sot me shumicën kombëtare “Rama ik”. Detyra e opozitës së bashkuar është të luftojmë që kjo shumicë të vendosë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i prijmë betejës për ndryshimin e thellë ekonomik dhe politik.”- përfundoi Basha.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha rama takim ne roskovec basha rama takim ne roskovec

Sondazh

Poll