Politike

PD e kallëzoi në Prokurori, Prefektja e Tiranës s’ndalet, kërkon mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vorë

6 Gusht 2019, 15:26 Nga DOSJA
PD e kallëzoi në Prokurori, Prefektja e Tiranës s’ndalet,

TIRANË- Përveç Kamzës, prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari ka thirrur dhe mbledhjen për Këshillin Bashkiak të Vorës. Ndonëse ka një shkresë të sekretarit të këtij këshilli për të bërë mbledhjen e kontituimit me 14 gusht, prefektja ka ndërmarrë vendim që të thërrase mbledhje në ditë tjetër.

Në bazë të shkresës së firmosur nga sekretari aktual i Këshillit Bashkiak të Vorës, Lulzim Vrana, konfirmohet mbledhja brenda afateve që përcakton ligji.

Ndërkohë që prefektja edhe pse ka pasur shkresën e sekretarit të Këshillit Vrana në zyrë, shkresë kjo me numër protokolli 4080, datë 02.08.2019, ajo ka thirrur mbledhjen në një datë tjetër, duke konstituuar këshillin bashkiak të Vorës një ditë më parë, në mënyrë joligjore dhe ilegale.

Sipas ligjit mbledhja thirret nga sekretari në detyrë i Këshillit Bashkiak. Vetëm në rast se ky institucion nuk e ushtron këtë akt ligjor, atëherë mbledhjen e thërret Prefekti. Në rastin e Vorës, prefektja Jahollari e ka pasur shkresën për thirrjen e mbledhjes në tavolinë që në datë 2.08.2019, por e ka injoruar duke thirrur mbledhjen në shkelje ligjore.

Sot PD u shpreh se këto veprime të Prefektes janë në kundërshtim me ligjin dhe e kanë kallëzuar në Prokurori. Edmond Spahop nga selia e PD dha se  Suzana Jahollari ka zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli bashkiak vore partia demokratike prefektja e tiranes suzana jahollari keshilli bashkiak vore partia demokratike prefektja e tiranes suzana jahollari

Sondazh

Poll