Politike

Njihej si Jorgo Toto, kush është kryebashkiaku i Vorës që ka dy emra (DETAJE)

6 Gusht 2019, 12:49 Nga DOSJA
Njihej si Jorgo Toto, kush është kryebashkiaku i Vorës që ka

TIRANË- Agim Kajmaku, prej ditës së djeshme është kryetar i Bashkisë Vorë, ku zuri vendin e Fiqiri Ismailit, i cili këtë post e mbante prej 16 vitesh. Edhe pse i vetëm në garë dhe u votua vetëm nga socialiste, Kajmaku në fjalimin e parë pas betimit tha se do punonte për të gjithë pa dallim bindjesh politike.

Por kreu i ri i Vorës në formularin e dekriminalizmit, ka deklaruar se  ai ka pasur një tjetër identitet. Në Greqi, Kajmaku nuk njihej me këtë emër, por si Jorgo Toto. Më tej në formularin e dekriminalizimit, qytetari i parë i Vorës, deklaron se ka qenë dy herë emigrant, në periudhën 1998-1999 në Itali dhe në Greqi nga 1991-1996.

Në këto 5 vite Kajmaku njihej si Jorgo Toto, por nuk ka treguar arsyen pse ka freferuar të thirrej në këtë mënyrë. Në formular ai shton se nuk ka pasur asnjë dënim dhe asnjë procedim, por sërish nuk ka sqaruar për çfarë arsye është bërë ky ndryshim gjeneralite.

Për të lexuar formularin e vetëdeklarimit klikoni këtu.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku bashkia vore dekriminalizimi jorgo toto agim kajmaku bashkia vore dekriminalizimi jorgo toto

Sondazh

Poll