Politike

VD-Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Sali Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij, ndërsa Flamur Noka ndërhyri dhe i tha që ishte socialist. 

4 Gusht 2022, 20:53 Nga k.m.
VD-Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju
Sali Berisha

TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa po fliste për mediat në protestën që u organizua ndaj vrasjes së Jonadës 7-vjeçare në Potam nga një polic me skaf. Një qytetar është shprehur se pleqtë duhet të largohen nga politika dhe duhet të heqin dorë. Ndërkohë, Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij, ndërsa Flamur Noka ndërhyri dhe i tha që ishte socialist. 

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetari: Hiqni dorë nga politika ju, hiqni dorë ju pleqtë!

Berisha: Lëre mos e luaj.

Noka: Militant socialist.

Berisha: Janë ata të cilët sa herë bien ngushtë kërkojnë që të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit.

sali berisha protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll