Politike

I kërkohet dorëheqja pas tragjedisë në Potam, ministrja Kumbaro: Drejtësia të bëjë punën e saj, Policia vigjiluese e ndëshkuese

Mirela Kumbaro bën thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj, duke theksuar se dënim maksimal duhet të jepet për këdo që thyen ligjet dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete.

3 Gusht 2022, 22:12 Nga k.m.

I kërkohet dorëheqja pas tragjedisë në Potam, ministrja

TIRANË- Drejtësia dhe Policia e Shtetit janë përgjegjëse për vrasjen e 7-vjeçares dje në Potam. Sot, për herë të parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë të shkaktuar ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Kumbaro bën thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj, duke theksuar se dënim maksimal duhet të jepet për këdo që thyen ligjet dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete.

"Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme! Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe,"-tha Mirela Kumbaro.

Ky është reagimi i ministres Kumbaro vjen ndërsa nesër shoqëria civile e mbështetur nga Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë. Në protestë kërkohet shkarkimi i Kumbaros, kryepolicit Gledis Nanos dhe atij të ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

mirela kumbaro vdes femija ne himare

Sondazh

Poll