Politike

VD-Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta tha se qytetarët duhet të jenë në protestë si thirrje për të parandaluar krime të tilla

4 Gusht 2022, 13:09 Nga A.B
VD-Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje çdo qytetari që të jetë i pranishëm ditën e sotme në protestën që do të zhvillohet për vrasjen e 7-vjeçares. Për gazetarët, Meta tha se qytetarët duhet të jenë në protestë si thirrje për të parandaluar krime të tilla, mirëpo ai nuk tregoi nëse do të jetë vetë i pranishëm. 

'Cdo qytetar duhet ti bashkohet kësaj proteste, jo vetëm për të shprehur solidaritetin për familjen por për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, se nuk është e para që ndodh. Kemi pasur fatkeqësi të tjera, të kemi shtetin që parandalon, që mbron qytetarët e tij, të gjithë duhet të jenë në këtë protestë.'- tha Meta.

Shoqëria civile do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 19:00 një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro. Protesta e cila ka moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. 

ilir meta protesta per jonaden

Sondazh

Poll