Politike

VD-A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër? Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes me 'pikante'

Sali Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

4 Gusht 2022, 19:56 Nga k.m.
VD-A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër? Ja si
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur veten në vend të kryeminstrit Edi Rama duke u shprehur se po të kishte ndodhur vrasja në kohën e tij, do të kishte shkarkuar për 3 minuta ministrin e Brendshëm. Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

PJESË NGA BISEDA: 

Berisha: Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë. E vështirë që të reflektojë qeveria por i ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën. Largimi i tij hap në drejtimin e duhur, sepse është ministri përgjegjës, ai sillet si çfarë mund ti thuash, a nuk ndodhi në maj Ilvi Meta në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Ky tjetri firmos për të vjedhur 450 milionë dhe si ndodh asgjë, kurse Meta u akuzua për një derë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, rasti i të riut në Durrës dhe vdiq se nuk kishte roje bregdetare. 

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm?

Berisha: Më thoni një rast kur ka ndodhur një gjë e tillë kur ishte Basha ministër.

Gazetarja: 21 janari.

Berisha: është krejtësisht tjetër, i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë. Ishte tragjike por një demonstratë që kishte axhendë marrje pushteti. Kurse vogëlushja kishte ëndrrat më të bukura për Shqipërinë dhe Jonin. Ju po krahasoni gjëra të pakrahasueshme. Kishim të bënim për marrje me dhunë të pushtetit.

protesta per vrasjen e femijes ne himare sali berisha

Sondazh

Poll