Politike

VD-Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

Sali Berisha tha se kërkesat e qytetarëve janë legjitime, por kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos i lejojë bashkëpunëtorët e tij që të mbajnë përgjegjësi lidhur me gabimet e tyre. 

4 Gusht 2022, 19:49 Nga k.m.

 

VD-Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, por edhe të kryepolicit Gledis Nano lidhur me vdekjen e 7-vjeçares në Himarë pak ditë më parë. Berisha tha se kërkesat e qytetarëve janë legjitime, por kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos i lejojë bashkëpunëtorët e tij që të mbajnë përgjegjësi lidhur me gabimet e tyre. 

"Kjo është protestë e organizuar nga qytetarë për një kauzë të drejtë dhe të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë por jo qeveritarët. Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar. Kërkohet dorëheqja e ministreve, por kreu i tyre që mbron veten me ta, ai shmang përgjegjësitë nga vetja e tij. Rama i vendosur që të mos reflektojë dhe të mos dëshmojë minimunim e përgjegjësisë, vendosi të politizojë dhe të përdorë epitete për një njeri me çrregullime të rënda. Jo vampir, jo kështu e ashtu. Në një kohë kur mediat po shprehnin me të drejtë dhembshurinë dhe revoltën,"-tha Berisha.

protesta per vrasjen e femijes ne himare sali berisha

Sondazh

Poll