Politike

VD-Meta ngushëllime në familjen Avdia: Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

Meta e konsideroi vrasjen e vogëlushes si të paralajmëruar.

4 Gusht 2022, 13:03 Nga A.B
VD-Meta ngushëllime në familjen Avdia: Vrasje e paralajmëruar,
Ilir Meta

TIRANË- Një rast i pangushëllueshëm, një tragjedi që nuk ka asnjë lloj justifikimi, kështu e konsideroi ish presidenti Ilir Meta, tragjedinë në Potam të Himarës, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën pasi u godit për vdekje nga gomonia në breg të detit. Pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, Meta e konsideroi vrasjen e vogëlushes si të paralajmëruar.

'Rast i pangushëllueshëm, tragjedi e jashtëzakonshme, tronditëse për çdo shqiptar e prind. Jam impresionuar nga forca dhe karakteri i kësaj familje, se është tragjedi që nuk ka justifikim nga askush, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm. është vrasje e paralajmëruar se ka ndodhur dhe më parë. Në një moment që duhet të shfaqej pendesa, na shpallet se Shqipëria qeka sivjet e para në rajon për sigurinë në plazhe dhe për turizmin. Nuk ka fyerje më të madhe dhe tallje më të madhe për popullin shqiptar. '- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll