Politike

Berisha: Protestat do të jenë jetike. Ramën ta përzëmë nga Shqipëria, të shkojë te Vuçiç!

Sali Berisha i këshilloi Ramës që të shkojë në Beograd tek presidenti dhe miku i tij, Aleksandër Vuçiç.

3 Gusht 2022, 21:47 Nga k.m.

Berisha: Protestat do të jenë jetike. Ramën ta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera kundër kryeministrit Edi Rama. Nga një takim me Vlora me qytetarë, lideri i opozitës tha se protestat do të vazhdojnë për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha i këshilloi Ramës që të shkojë në Beograd tek presidenti dhe miku i tij, Aleksandër Vuçiç.

"S’ka diskutim, protestat do të jenë jetike. Sepse ky është armik. Ai që dhunon votën e qytetarëve të tij, është armik i qytetarëve të tij. Ishte Fatos Nano, pranoi, bëri përpjekje por jo, ishte në pushtet, u largua, dha dorëheqjen. Ky nuk njeh dorëheqjen. Ky ka kryer kaq shumë vjedhje dhe afera, ndaj i duken vampirë ky, politikë etj. Ndaj, ju ftoj, siç e përzutë, se e ju e përzutë këtë herë dhe u detyrua të zgjedhë Durrësin, ta përzëmë edhe nga Shqipëria, të ikë ai, jo shqiptarët. Të shkojë në Beograd, atje e ka mikun e vet, të bëjë biznes dhe të bëjë çdo gjë me atë. Problemet e rëndësishme që ju ngritët do të jenë pjesë thelbësore e programit të PD,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll