Politike

Ish-të Përndjekurit Politikë kundër nismës së Alibeajt: Ka mangësi të shumta

Shoqata e Të Përndjekurve Politikë ka vlerësuar ligjin 10034 ‘Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve’ ose siç quhet ndryshe ‘Ligji i Lustracionit’, të miratuar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha por të kundërshtuar nga PS dhe PSD në vitin 2010 dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese po në këtë vit.

3 Gusht 2022, 17:28 Nga I.A
Ish-të Përndjekurit Politikë kundër nismës së
Enkelejd Alibeaj

SHKODËR- Shoqata e Ish Të Përndjekurve Politikë në Shkodër kanë reaguar për nismën e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj për ndryshimin e ligjit 8547 datë 11.02.199 “Për Informacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror”. Me anë të një deklarate, për mediat, ata e kanë cilësuar si të mangët këtë nismë.

Shoqata e Të Përndjekurve Politikë ka vlerësuar ligjin 10034 ‘Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve’ ose siç quhet ndryshe ‘Ligji i Lustracionit’, të miratuar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha por të kundërshtuar nga PS dhe PSD në vitin 2010 dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese po në këtë vit.

Në këtë nismë kërkohej që nëpërmjet kontrollit ligjor të bëhej pastrimi i figurave të zyrtarëve të lartë shtetërorë, në mënyrë që asnjë nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të mos kishte mundësi të mbante poste të larta publike.

Ish-të Përndjekurit Politikë kundër nismës së
Deklarata

shoqata e ish të përndjekurve politikë enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll