Politike

Meta apel gazetarëve: Ngrini zërin dhe reagoni ndaj arrogancës së këtij regjimi

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një shkrim të gazetares Beti Njuma e cila shprehet se fytyra më e ndyrë e këtij shteti është kafshëria e Ramës kur u ndërsehet shqiptarëve.

3 Gusht 2022, 14:03 Nga d.a.
Meta apel gazetarëve: Ngrini zërin dhe reagoni ndaj arrogancës
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje gazetarëve të pavarur që të ngrejnë zërin dhe të reagojnë ndaj papërgjegjshmërisë që po varfëron vendin.

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një shkrim të gazetares Beti Njuma e cila shprehet se fytyra më e ndyrë e këtij shteti është kafshëria e Ramës kur u ndërsehet shqiptarëve.

"Të gjithë gazetarët e pavarur të ngrenë me forcë zërin dhe të reagojnë ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë që po varfëron dhe po i vret shqiptarët. Kjo analizë e gazetares, Beti Njuma, një zë i fortë, i pavarur dhe autoritar në media, është edhe një ftesë për kolegët e saj për t'i thënë troç të vërtetat që i shohim, i prekim dhe i ndjejmë çdo ditë! Për Lirinë dhe Pavarësinë e medias të gjithë jemi bashkë në aleancë kundër këtij regjimi."-ka shkruar Meta.

ilir meta edi rama beti njuma

Sondazh

Poll