Aktualitet

Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim.

4 Gusht 2022, 12:49 Nga A.B
Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Tiranë
Policia tirane

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi. Po ashtu, është arrestuar personi me inicialet Th. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Vihen në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Dhuna në familje". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

- Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi";

- Th. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll