Aktualitet

VIDEO- Përfundon ndërtimi i Lotit 2 të Unazës Lindore në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga e përfunduar. 

4 Gusht 2022, 09:00 Nga A.B
VIDEO- Përfundon ndërtimi i Lotit 2 të Unazës Lindore
Unaza Lindore

TIRANË- Punimet në lotin 2 të Unazës Lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës. Ka qënë kryeministri Edi Rama ai i cili ka ndarë pamjet nga rruga e përfunduar. 

'MIRËMËNGJES dhe me Lotin 2 të Unazës Lindore në kryeqytet tashmë i përfunduar, ju uroj një ditë të mbarë'-shkruan Rama në 'Facebook'.

Loti 2 është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

loti 2 i unazes veriore tirane edi rama

Sondazh

Poll