Politike

VD-Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e 7-vjeçares? Meta: Varet nga axhenda ime

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se do të shikojë axhendën mirëpo shpirtërisht është atje. 

3 Gusht 2022, 12:31 Nga A.B
VD-Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e
Ilir Meta

FIER- Nga Roskoveci, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se ende nuk e ka të konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet nesër për vdekjen e 7-vjeçares. Për gazetarët ai u shpreh se do të shikojë axhendën mirëpo shpirtërisht është atje. 

Pyetje: Do merrni pjesë në protestë?

Meta: Kjo do varet nga aktivitetet e tjera e nga axhenda, por unë shpirtërisht jam aty. Dje anullova të gjitha aktivitetet e mia për të dalë në konferencë për shtyp, u ndala te fenomeni i shfajësimeve. Këto sjellje janë të përsëritura nga ky kryeministër. 

ilir meta

Sondazh

Poll