Bota

Marrëveshja e Malit të Zi dhe Kishës Serbe, Abazoviç: Krenar që e nënshkruam, mesazh paqeje dhe tolerance

Abazoviç tha se ishte krenar për atë që është bërë dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në proces dhe beson se kjo do të sjellë në krijimin e një shoqërie tolerance.

3 Gusht 2022, 11:11 Nga d.a.
Marrëveshja e Malit të Zi dhe Kishës Serbe, Abazoviç:
Porfirije dhe Abazovic

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan ASbazoviç u shpreh se është i lumtur që më në fund u përfundua procesi i nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe, e cila ishte vonuar shumë nga Mali i Zi.

Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i kënaqur që përfunduam procesin që, për fat të keq, zgjati shumë në Mal të Zi. Ideja e nënshkrimit të kontratës me KPS-në është një ide e vjetër, më vjen keq që nuk u realizua më parë. Qeveria është e vendosur që të gjitha bashkësitë fetare të kenë të drejta krejtësisht identike dhe ne jemi të lumtur dhe të kënaqur nëse kemi kontribuar për këtë sot, besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance, që po kthehemi mbi një fletë të re dhe se po i drejtohemi sfidave të reja, të cilat nuk mungojnë në shoqërinë dhe mjedisin tonë, por të gjitha me dëshirën për të ndërtuar një shoqëri barazie, drejtësie dhe për t'i dhënë të drejtën që kërkojmë vetes edhe të tjerëve. Kjo është një ide udhërrëfyese, shumë tolerante dhe civile dhe besoj se sot i dhamë fund një sfide që na qëndroi përpara”, tha Abazoviç.

Abazoviç tha se ishte krenar për atë që është bërë dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në proces dhe beson se kjo do të sjellë në krijimin e një shoqërie tolerance.

Besoj se në të ardhmen do të takohemi edhe me rastin e ceremonisë, për të vënë në dukje disa gjëra të mira, të bukura dhe se të gjithë së bashku me funksionet që kryejmë do të jemi gati të ngrihemi për një shoqëri tolerance, pajtimi dhe një shoqëri që së bashku trashëgon vlerën e diversitetit si pjesë e pasurisë sonë të përgjithshme”, shtoi Abazoviç.

Ai tha se ishte nder dhe kënaqësi për të që kishte mundësinë të mbyllte një çështje që ka rënduar prej kohësh shoqërinë malazeze në mënyrë të bukur, të përshtatshme, dinjitoze dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Në nënshkrim morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije, kleri i Kishës Ortodokse Serbe dhe disa ministra në Qeverinë e Malit të Zi. Porfirje më parë kishte mbërritur në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak.

marreveshja mal i zi-serbi dritan abazoviç patriarku porfirije

Sondazh

Poll