Bota

Nënshkrimi i marrëveshjes, partia e Gjukanoviç nis proçesin e votbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç

Nga partia e Gjukanoviçit kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

3 Gusht 2022, 10:51 Nga d.a.
Nënshkrimi i marrëveshjes, partia e Gjukanoviç nis
Abazovic dhe Gjukanovic

MAL I ZI- Ditën e sotme është nënshkruar Kontrata Themelore mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe partriarku Porfirije.

Nga partia e Gjukanoviçit kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan ata.

Partia Demokratike e Socialistëve do të nisë sot një nismë për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi. Nga kjo parti kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që gjithashtu besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

 Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar se të dielën e ardhshme zyrtarisht do të ngrejë çështjen e zëvendësimit të Qeverisë nëse Marrëveshja Themelore me KPS (Kisha Ortodokse Serbe) nënshkruhet në mënyrën e paralajmëruar nga kryeministri Dritan Abazoviç.

Gjukanoviç, duke folur për tekstin e Marrëveshjes Themelore, tha se ajo përmban pjesë që “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”, si dhe se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për nënshkrim, nuk do të kishte interpretime të historisë. Ai gjithashtu shtoi se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

marreveshja mal i zi-serbi milo gjukanoviç dritan abazoviç

Sondazh

Poll