Aktualitet

Tragjedia e Himarës, policia i kushton vëmendje Facebook-ut, fshin komentet e njerëzve

Në njoftimin që publikoi për ngjarjen e tmerrshme të Himarës, ku një shef policie vrau një të mitur 7-vjeçare me skaf, komentet e njerëzve ishin të shumta.

2 Gusht 2022, 19:31 Nga I.A
Tragjedia e Himarës, policia i kushton vëmendje Facebook-ut, fshin
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit i kushton shumë vëmendje aparencës institucionale në rrjetet sociale. Në njoftimin që publikoi për ngjarjen e tmerrshme të Himarës, ku një shef policie vrau një të mitur 7-vjeçare me skaf, komentet e njerëzve ishin të shumta. Por këto komente, në të cilat qytetarët shprehnin mërzitjen dhe acarimin e tyre për ngjarjen, administratorët e faqes së policisë në Facebook, janë kujdesur që t'i fshijnë. 

Siç shihet dhe nga vëzhdimi që bëri Dosja.al, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, qytetarët kanë lënë 342 komente. Por në momentin që shkon për të lexuar komentet dalin vetëm disa komente që mund të lexohen, ndërsa të tjerat janë fshirë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

policia e shtetit vdes femija ne himare

Sondazh

Poll