Aktualitet

Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. 

2 Gusht 2022, 19:00 Nga I.A
Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 7-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. 

Postimi i Hoxhës:

Tre institucione qe nuk egzistojne dhe qe kane po aq përgjegjesi sa edhe komisari! 1. Zonja Mirela Kumbaro që drejton Ministrinë e Mjedisit , duhet te dalë dhe te japë llogari sa mjete lundruese argëtuese janë gjobitur, sepse drejtohen pa patentën e duhur? Përse ministria e mjedisit nuk zbaton ligjin, kur duhet te kontrolloje mjetet lundruese ne zonat e plazhistëve? 2. Policia kufitare duhet të përgjigjet sa skafe ka kontolluar dhe sa ka sekuestruar, mbasi kane shkelur sigurine e pushuesve? 3. Bashkite , nga jugu ne veri duhet te bejne publike sa korridore lundrimi kane lejuar? Dhe a kishte korridor lundrimi per skafin qe drejtohej nga nje efektiv dhe qe vrau nje femije?

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

anila hoxha vdes femija ne himare

Sondazh

Poll