Aktualitet

Kthyen shtëpinë e policit belg në fermë kanabisi, arrestohen 3 shqiptarët

Sipas mediave belge, një hetim policor për trafikun e drogës rezultoi në arrestimin e një oficeri policie në Bruksel-Midi, si dhe tre të dyshuar të tjerë, të cilët janë identifikuar si shqiptarë.

2 Gusht 2022, 19:27 Nga k.m.
Kthyen shtëpinë e policit belg në fermë kanabisi, arrestohen
Foto ilustruese

BELGJIKË- Prokuroria Publike e Brukselit ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj  një oficeri të policisë së Brukselit të ndaluar për trafik droge.

Sipas mediave belge, një hetim policor për trafikun e drogës rezultoi në arrestimin e një oficeri policie në Bruksel-Midi, si dhe tre të dyshuar të tjerë, të cilët janë identifikuar si shqiptarë.

Gjatë këtij aksioni policia ka zbuluar 100 plantacione kanabisi, tre prej të cilave u gjetën poshtë banesës së policit si edhe mijëra euro "cash". Ndërkohë sipas autoriteteve të zonës, polici në fjalë ishte i pezulluar.

Sakaq ndaj të arrestuarve është vënë një urdhër arresti nga gjyqtari hetues në kuadër të një hetimi për shitjen e lëndëve narkotike./publicist24.com

belgjike

Sondazh

Poll