Aktualitet

Babai i masakroi të ëmën me thikë, FLET djali i çiftit shqiptar: Dua ta shoh 'atë', si e bëri një gjë të tillë?

I riu ka dashur të jetë “i pranishëm” në momentin kur babai i tij të shkonte tek prokurori për të kërkuar falje për krimin që tronditi mbarë Greqinë.

2 Gusht 2022, 18:40 Nga k.m.
Babai i masakroi të ëmën me thikë, FLET djali i
Djali i çiftit

GREQI- Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj u kap sot nga kamerat jashtë gjykatës së Zakynthos. I riu ka dashur të jetë “i pranishëm” në momentin kur babai i tij të shkonte tek prokurori për të kërkuar falje për krimin që tronditi mbarë Greqinë.

“Dua të shoh reagimin e tij, nuk e di... Erdha kështu, u ndjeva sikur duhej të vija, të isha këtu, të shikoj se si e bëri ky njeri diçka të tillë,”- tha 20-vjeçari, duke shtuar se ende nuk e beson që babai i vrau të ëmën. Siç ka shpjeguar, ai ka kontaktuar me vëllezërit e motrat e tij, të cilët ndodhen në shtëpinë e një të afërmi në Lamia  pasi janë minorenë dhe sipas asaj që i ka thënë kushëriri, motra e tij kërkonte nënën e tyre në gjumë.

Më tej, ai ka thënë se disa herë ka tentuar ta parandalojë këtë sjellje nga babai i tij, por ai nuk e ka dëgjuar.

“Ai turbullohej, vinte në shtëpi dhe ishte i turbullt, nuk dëgjonte askënd, madje as fëmijët e tij. I harxhonte kot paratë. Vetëm mamaja punonte dy punë për t'ia dalë mbanë...,"-shtoi ai.

Ndërsa burri vrasës 51-vjeçar, Vladimir Beqiraj kur u arrestua nga Policia  tha se “e vrava se po më tradhtonte”.  Ndërsa autori do përballet me drejtësinë, trupi i pajetë i 41-vjeçares Serina Hysaj do të prehet në vendlindjen e saj, Shqipëri. Varrimi i saj është caktuar për të premten, më 5 gusht, me familjen dhe miqtë që vajtojnë humbjen e saj.

vladimir beqiraj burri vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll