Aktualitet

Prekëse/ Tragjedia në Himarë, babai i dërrmuar shtrihet në zhavorr me duart në kokë

Në foto shihet një burrë i shtrirë në zhavorr dhe që ka vendosur duart në kokë. 

2 Gusht 2022, 18:47 Nga I.A
Prekëse/ Tragjedia në Himarë, babai i dërrmuar shtrihet
Fotoja nga Himara

HIMARË- Fotoja e mëposhtme është bërë disa minuta pas tragjedisë në Himarë, ku u vra një 7-vjeçare. Në foton e siguruar nga Dosja.al, shihet një burrë i shtrirë në zhavorr dhe që ka vendosur duart në kokë. 

Nuk dihet ende lidhja mes viktimës dhe personit në fjalë, por dyshohet se ai është babai i vajzës 7-vjeçare. Pas ngjarjes, ai është shtrirë i dërrmuar në zhavorr dhe ka vendosur duart në kokë. Po ashtu në foto shihen persona të tjerë që i kanë vendosur duart në kurriz të tij si shenjë ngushëllimi.

Prekëse/ Tragjedia në Himarë, babai i dërrmuar shtrihet
Fotoja nga Himara

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll