Aktualitet

Kapet shqiptari, “peshku i madh” i trafikut të drogës në Itali! Çfarë dyshon policia se fshihet pas tij

Ata dyshonin se shqiptari ishte peshk i madh i trafikut të drogës në zonë dhe mesa duket kishin të drejtë. U desh një hetim kompleks për të shkuar deri tek arrestimi i shqiptarit.

2 Gusht 2022, 19:19 Nga k.m.
Kapet shqiptari, “peshku i madh” i trafikut të drogës
Foto ilustruese

ITALI- Ata e mbajtën në vëzhgim për disa kohë pasi dyshuan se ishte një “peshk i madh” i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe kishin të drejtë. Kështu u arrestua Valter Serani. 2 kilogramë kokainë dhe 7 të tjera marijuanë iu gjetën shqiptarit në banesën e tij në Porto Sant’Elpidio të Italisë. Një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës, në këtë zonë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Duket se 40-vjeçarit Valter Serani, autoritetet ia kishin vënë syrin prej kohësh. Ata dyshonin se shqiptari ishte peshk i madh i trafikut të drogës në zonë dhe mesa duket kishin të drejtë. U desh një hetim kompleks për të shkuar deri tek arrestimi i shqiptarit.

Në shtëpinë e shqiptarit u gjet një sasi e konsiderueshme droge e cila ishte bërë gati për t’u shitur. Ai e kishte fshehur drogën mes mobiljeve. Por jo aq mirë sa për t’i shpëtuar nuhatjes së qenit antidrogë.

Autoritetet italiane vlerësojnë se nëse droga do të dilte në treg do të arrinte fitime deri në 400 mijë nëse do të përfundonte në treg, por hetimi nuk ka përfunduar me kaq.  Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua 'arrest shtëpie'. Por hetimet nuk duket se janë absolutisht të destinuara të përfundojnë këtu. Hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një enigme shumë më të madhe dhe se përballen me një nga anëtarët e një organizate ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në zonën e Fermos./ilrestodelcarlino.it

valter serani arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll