Aktualitet

U kap në port pak ditë para datëlindjes me 46 kg kokainë, shqiptari përpara gjykatës belge: Doja të bëja festë të çmendur

Dy burra ishin afër mbylljes së kalatës së kontejnerëve. Njëri prej tyre ka mundur të arratiset, por tjetri është arrestuar.

2 Gusht 2022, 19:14 Nga k.m.
U kap në port pak ditë para datëlindjes me 46 kg kokainë,
Droga e sekuestuar

BELGJIKË- 37-vjeçari shqiptar Luis G. rrezikon 34 muaj burg. Kjo pasi pak ditë para ditëlindjes, ai u kap në port me 46 kilogramë kokainë.

“Më premtuan 10,000 euro,”-tha ai. Dje në orën 13:47, Policia mori një denoncim orës 2:30 të mëngjesit të datës 12 mars se kishte drogë në kalatën 614 në portin e Antwerpen. Policët e mbledhur natën nuk gjetën njeri. Disa orë më vonë, policia ka marrë një tjetër denoncim të ngjashëm. Kësaj radhe, inspektorët kanë mundur të gjejnë të dyshuarit. Dy burra ishin afër mbylljes së kalatës së kontejnerëve. Njëri prej tyre ka mundur të arratiset, por tjetri është arrestuar.

Bëhej fjalë për 36-vjeçarin Luis G., shqiptar. Kur u ndalua, G. kishte me vete katër çanta sportive, të mbushura me dyzet blloqe kokainë. Në total ishin 46 kilogramë kokainë.

"Luis G. nuk u përpoq të fshihte faktet. Ai deklaroi se i ishin premtuar 10.000 euro, nuk tha asgjë për shoqëruesin dhe klientin e tij. Ai ka vepruar për përfitim. Avokati i shqiptarit kërkoi nga gjykata që si dënim efektiv të caktojë vetëm masën e paraburgimit. Klienti im ka bërë rrëfimet e plota. Ditëlindja e tij ishte disa ditë pas faktit dhe ai donte të bënte një festë të çmendur ditëlindjeje”, tha avokati Jonathan Bogaerts.

Në realitet, ai nuk ka marrë ende asnjë cent. Vetë G. pranoi të martën se kishte bërë një ‘gabim të madh’. "Pa menduar se shita lirinë time,”- tha prokurori, ka kërkuar 34 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë.

Gjykata pritet të vendosë për shqiptarin më 11 gusht./ nieuwsblad.be

luis g. arrestohet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll