Aktualitet

"O Tani, jam unë, nuk doja"/ Momenti pas vrasjes së fëmijës, Tase mbi gomone, i kërkojnë llogari: Kush e vrau?

Në videon e siguruar nga vendi i ngjarjes, ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa pushuesit kërkojnë të gjejnë autorin e vrasjes.

2 Gusht 2022, 17:16 Nga k.m.
"O Tani, jam unë, nuk doja"/ Momenti pas vrasjes së
Arjan Tase

HIMARË- Pamje të reja janë publikuar nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë, ku një gomone përplasi për vdekje një të mitur 7 vjeçe. Në videon e siguruar nga vendi i ngjarjes, ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa pushuesit kërkojnë të gjejnë autorin e vrasjes.

Në një moment Tase dëgjohet duke iu drejtuar një burri: O Tani, jam unë, nuk doja ta vrisja.

BISEDA NË VIDEO:

Autori: O Tani.

“Tani”: Kush e vrau këtë fëmijë more?

Autori: O Tani, jam unë, po nuk doja...

Më tutje në breg është çadra e familjarëve të viktimës që shihen duke bërtitur pranë trupit të pajetë të të miturit. Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

arjan tase vdes femija ne himare

Sondazh

Poll