Aktualitet

VD- Ç'duhet të ndodhë që të vihet mësim? Disa orë pas tragjedisë, skafet lëvizin lirshëm në Himarë

Por duket se ngjarja nuk i ka ndikuar fare të tjerët, pasi siç duket edhe nga pamje te siguruara nga Dosja.al, skafet dhe gomonet ende vazhdojnë dhe lundrojnë në det.

2 Gusht 2022, 18:15 Nga k.m.

VD- Ç'duhet të ndodhë që të vihet mësim?

HIMARË- Kanë kaluar vetëm disa orë nga ngjarja që tronditi të gjithë vendin, ku një fëmijë 7 vjeç u masakrua nga një gomone që iu afruar më shumë seç duhet bregut. Por duket se ngjarja nuk i ka ndikuar fare të tjerët, pasi siç duket edhe nga pamje te siguruara nga Dosja.al, skafet dhe gomonet ende vazhdojnë dhe lundrojnë në det.

Madje dhe disa prej tyre afrohen ende pranë bregut, duke mos zënë mend nga ngjarja që ndodhi. Ndërsa as Policia duket se nuk e ka marrë "mesazhin" se nuk duhet të lejojnë shkeljen e ligjit, që sot i kushtoi jetën një fëmijë që luante në breg të detit pranë prindërve. Çfarë duhet që të ndodhë që në këtë vend të nxirren mësime? A nuk ishte humbja e një jete sot mjaftueshëm?

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll