Aktualitet

Nxënësit e Divjakës dalin në protestë, kërkojnë rikonstruksionin e shkollës

Fëmijët me pankarta në duar, në të cilat lexohet fjalia "Duam shkollën tonë", janë mbledhur para shkollës dhe kanë deklaruar se nuk mund të shkojnë në shkollën e Kryekuqit, pasi janë rrezikuar vjet dy herë.

2 Gusht 2022, 17:18 Nga I.A
Nxënësit e Divjakës dalin në protestë,
Pamje nga protesta

DIVJAKË- Një protestë është mbajtur ditën e sotme në fshatin Mizë të Divjakës, për mungesën e shkollës. Nxënësit e këtij fshati të shoqëruar nga prindërit janë mbledhur para godinës së vjetër të shkollës dhe kërkojnë hapjen e një shkolle të re në këtë fshat, pasi nuk mund të shkojnë në një fshat tjetër për tu arsimuar.  

Fëmijët me pankarta në duar, në të cilat lexohet fjalia "Duam shkollën tonë", janë mbledhur para shkollës dhe kanë deklaruar se nuk mund të shkojnë në shkollën e Kryekuqit, pasi janë rrezikuar vjet dy herë. Sipas tyre autobuzi që i dërgonte në shkollë ka marrë dy herë flakë gjatë atij viti. 

proteste ne divjake

Sondazh

Poll